Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë informon se në përputhje me të dhënat e Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 1.967 testime ndërsa janë regjistruar 154 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 408 pacientë.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona, jetën e kanë humbur 12 persona. Të gjithë ato kanë vd*ekur në kushte spitalore.