Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1414 testime të realizuara, 137 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shkup-53, Kumanovë-19, Shtip-8, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-6, Manastir-7, Gostivar-10, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë-2, Probishtip-2, Makedoniski Brod-3, Berovë-2, Dellçevë-5, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-3 dhe Negotinë-2.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 58 pacientë të shëruar dhe vetëm një vik*timë.