Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 6.542 teste, ndërsa janë regjistruar 609 raste të reja me coronavirus.
Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-276, Kumanovë-50, Strumicë-36 dhe Shtip-21.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 347 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 22 persona të vd*ekur: 6 persona të vd*ekur nga Shkupi (65, 66, 73, 77, 78 dhe 81), 5 persona të vd*ekur nga Strumica (45, 52, 64, 71 dhe 82), nga 2 persona të vd*ekur nga Prilepi (51 dhe 82) dhe Struga (70 dhe 80) dhe nga një person të vd*ekur nga Tetova (54), Gostivari (64), Berova (72), Kavadari (54), Kumanova (46), Kriva Pallanka (72) dhe Dibra (65).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 183.059, numri i pacientëve të shëruar është 163.417, numri i vd*ekjeve është 6.236, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.406.