Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje brenda 24 orëve të fundit. Në mbarë vendin nga 5.780 teste të kryera janë regjistruar 588 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 230 vetëm në Shkup, 101 në Tetovë, dhe 82 në Gostivar. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 26 pacientë.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar tetë pacientë. Dy vi*ktima ka Gostivari dhe Tetova kurse nga një vi*ktimë është regjistruar në Shkup, Prilep, Veles dhe Kërçovë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 159.269 raste, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, kurse 5.521 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 3.135 raste aktive me virusin korona.