Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1902 testime dhe 108 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup 45 Kumanovë 18 Dibër 1 Shtip 11 Prilep 3 Tetovë 2 Strugë 4 Veles 4 Gostivar 9 Strumicë 2 Vinicë 2 Delçevë 4 Sveti Nikole 3

Humbën jetën dy pacientë nga Kumanova (64 dhe 72 vjeçar). Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 112 pacientë të shëruar. Deri më tani në total janë kryer 130.840 teste të COVID -19 në vend. Sot nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13076, numri i pacientëve të shëruar është 9625 numri i atyre që humbën jetën është 551 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2900.