Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1742 teste të realizuara 130 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shkup-40, Kumanovë-6, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-4, Manastir-3 Ohër-6 Kavadarc-2 Gostivar-18 Strumicë-1, Probishtip-2, Berovë-1, Vinicë-5, Dellçevë-4 dhe Kërçovë-7.

Instituti i Shëndetit Publike në 24 orët e fundit ka regjistruar 152 pacientë të shëruar nga virusi korona. Shkup-87 Kumanovë-18 Shtip-14 Prilep-2 Tetovë-6 Manastir-4 Gostivar-9 Makedonski Brod-1 Kërçovë-5 dhe Resnjë-6. Ndërkaq betejën e kanë humbur dy pacientë një nga Shkupi dhe një pacient nga Shtipi.