Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 103 raste të reja nga 912 teste të bëra. Më shumë raste ka në Kumanovë-26 Shkup 13 Shtip 5 Prilep 7 Tetovë 3 Ohër 2 Kavadar 6 Gostivar 15 Gjevgjeli 2 Strumica 1, Kriva Pallanka 2 Demir Hisari 7 Berovë 1 Vinicë 5 Delçevë 2 SHën Nikollë 3 Kërçov 2 Negotinë 1.

Jetën e kanë humbur tre pacientë nga Shkupi Velesi dhe Makedonski Brodi të moshës 69, 35 dhe 77 vjeçe. Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 187 pacientë të shëruar.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 12840 persona. 9361 pacientë janë shëruar kurse 547 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi numëron 2932 raste aktive me Covid-19.