Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.028 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Ndërkaq në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik nuk ka regjistruar asnjë të shëruar dhe asnjë viktimë nga Covid-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.706 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.067 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.486 pacientë. Raste aktive në vend janë 153.