Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.887 testime dhe janë regjistruar vetëm gjashtë raste të reja me koronavirus.
Prej rasteve të reja tre janë në Shkup dhe nga një në Tetovë, Strumicë dhe Berovë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ISHP regjistroi 10 pacientë të shëruar, prej të cilëve 5 janë nga Shkup, 2 nga Kumanova dhe nga një në Strumicë dhe Kërçovë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 155.682 pacientë me koronaviurs, ndërsa prej tyre 149.977 janë shëruar dhe 5.484 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 221.