Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.342 testime të realizuara, 3 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 6 pacientë të shëruar, ndërkaq viktima nuk ka.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.676 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.967 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive në vend janë 225.