Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.952 testime të realizuara, 13 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 31 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi korona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.640 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.908 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.477 pacientë. Raste aktive në vend janë 255.