Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Sot për herë të parë pas dy shtatorit të vitit të kaluar, asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Nga ministria e shëndetësisë thonë se virusi është larg nga mposhtja, por, kjo fitore e vogël, sipas tyre, është shpresë se jemi afër përfundimit të agonisë, por sidoqoftë duhet vazhduar respektimi i masave, ndërsa mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e vi*ktimave është që qytetarët të vaksinohen në masë.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se në 24 orët e fundit, prej 3.068 testimeve të bëra, 8 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, numri më i madh i tyre u shënua në kryeqytet. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 9 të infektuar.
Numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë ka arritur në 155.536, të shëruarve 149.628, i të vdekurve 5.471.