Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për një pacientë të vd*ekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1845 mostrave. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit numri i personave të vde*kur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 532. Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 88 vjeçare nga Shkupi kurse në kushte shtëpiake jetë ka ndërruar një paciente 80 vjeçare nga Kërçova.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12.357 persona. Prej tyre, 8.662 pacientë janë shëruar. Ndërkaq numri i rasteve aktive është 3,163