Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.418 testime për coronavirus, ndërsa vetëm 7 raste kanë rezultuar pozitiv.
Të shtatë rastet janë në qytetin e Shkupit.
Nga MSh njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 18 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 71 pacientë të shëruar.
Me 7 rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.067, prej të cilëve 146.940 janë shëruar, ndërsa 5.329 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 maj) është 2.798.