Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Regjistrohen 46 raste të reja me Kovid-19, nga 3.487 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit.
Kanë ndërruar jetë 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 89 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 769.471 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 154.982, numri i të shëruarve është 146.721, i të vdekurve është 5.280, kurse numri i rasteve aktive arrin në 2.981.