Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2557 teste të kryera 62 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Kështu njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Prej tyre numri më i madh janë nga Shkupi, 33, nga 4 persona të infektuar në Gostivar dhe Strumicë, nga 3 në Prilep, Manastir, Kavadar, Kërçovë, Ohër, 2 në Kumanovë, nga 1 në Kratovë, Koçanë, Veles dhe Tetovë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik janë regjistruar 245 pacientë të shëruar dhe 14 të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19.