Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.196 testime janë regjistruar 112 raste të reja.
Prej rasteve të reja 30 janë në Shkup, Kumanovë 13, Kërçovë 8, Manastir 7, Radovish 6, Ohër 5, Prilep, Koçani dhe Makedonska Kamenica 4, Tetovë, Veles, Kavadar, Strumicë, Dellevë, Probishtip dhe Kratovë 3, Shtip dhe Negotinë 2, Gostivar, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Vallandovë 1.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu kanë humbur jetën edhe 13 pacientë prej të cilëve tre janë nga Shkupi, nga dy në Manastir dhe Struga dhe nga një pacient në Kumanovë, Tetovë, Ohër, Gostivar, Kavadar dhe Koçani.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 154.636, ndërsa prej tyre 145.606 janë shëruar dhe 5.197 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 3.833.