Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 762 testime dhe 109 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup 20 Kumanovë 16 Shtip 13 Prilep 1 Tetovë 3 Strugë 2 Veles 4 Manastir 1 Ohër 2 Kavadar 15 Gostivar 10 Gjevgjeli 1 Radovish 2 Demir Hisar 1 Makedonski Brod 2 Vinicë 3 Sveti Nikollë 5 Kërcovë 7 Negotinë 1

Humbi jetën një pacien nga Shkupi.
Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 422 pacientë të shëruar.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 115.590 teste të COVID -19. Sot nuk ka testime nëpërmjet skriningut.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11942, numri i pacientëve të shëruar është 8087, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3327.