Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar 1.357 persona të shëruar nga Kovid-19. Nga 3.526 tamponë, 564 kanë rezultuar pozitiv.

Probabiliteti i testimeve me rastet e konfirmuara shënon 16 për qind. Janë regjistruar 22 viktima, prej tyre 8 nga Shkupi, 2 nga Prilepi, 2 nga Manastiri, 2 nga Koçani dhe nga 1 Gostivar, Shtip, Kavadar, Ohër, Sveti Nikollë, Resnjë, Dellçevë, Probishtip. Sot nuk ka viktima në qytetet si: Kumanovë, Tetovë, Veles, Strugë dhe Strumicë.