Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3927 testime ndërsa janë regjsitruar 1 163 raste të reja me koronavirus.
Instituti për Shëndet Publik njofton se 854 pacientë janë shëruar.
Në 24 orët e fundit betejën kundër kovid-19 e kanë humbur 35 pacientë.
Numri i personave të diagnostifikuar me kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 138 891, numri i personave të shëruar 112 619, i të vdekurve 4 108.
Numri i rasteve aktive është 22 164.