Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.920 testime të realizuara, 1.394 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 479 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 45 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.