Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1543 testime dhe 113 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup 35 Kumanovë 12 Shtip 23 Prilep 1 Tetovë 5 Strugë 1 Manastir 7 Ohër 6 Gostivar 15 Koçani 2 Probishtip 1 Demir Hisar 2 Makedonski Brod 1 Valandovë 1 Vinicë 1.
Humbën jetën 6 pacientë, tre pacientë nga Shkupi, një pacient nga Kumanova, një pacient nga Struga dhe një pacient nga Ohri. Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 259 pacientë të shëruar.
Deri më tani, në total janë kryer 109946 teste të COVID -19. Sot nuk ka testime nëpërmjet skriningut. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11.399, numri i pacientëve të shëruar është 7480, numri i atyre që humbën jetën është 517 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3402.