Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.094 teste të kryera janë regjistruar 1.293 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 339 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 115.222 raste, prej të cilëve 99.015 janë shëruar, kurse 3.388 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 12.819.