Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2789 testime të realizuara, 541 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup.

Ndërkaq Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 521 pacientë të shëruar, ndërsa 19 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.