Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në 24 orët e fundit nga 3816 testime të realizuara, 721 pacientë kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 171 pacientë të shëruar ndërkaq 7 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.