Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.972 testime dhe janë regjistruar 582 raste të reja.
Prej rasteve të reja 274 janë në Shkupi, Prilep 55, Kavadar 40, Kumanovë 24, Gjevgjeli 23, Negotinë 20, Tetovë dhe Beles 18, Ohër 13, Strumicë 12, Manastri dhe Koçani 10, Gostivar 9, Strugë dhe Shtip 8, Krushevë 7, Kriva Pallankë dhe Bogdanci 5, Vallandovë 4, Dibër dhe Vinicë 3, Resnjë, Dellçevë, Probishtip, Kratovë dhe Demir Kapi 2 dhe kërçovë, Berovë dhe Demir Hisar nga 1 rast.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 374 pacientë të shëruar dhe 13 pacientë të vdekur. Prej pacientëve të vdekur 6 janë nga Shkupi, tre nga Prilepi, dhe nga një në Shtip, Ohër, Kriva Pallankë dhe Probishtip.