Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

129 raste të reja, 342 të shëruar dhe 13 viktima është bilanci i fundit i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Rastet pozitive kanë dalë nga realizimi i 854 testeve gjatë 24 orëve të fundit dhe ato shpërndahen në qytete siç vijon më poshtë:
Shkup – 76, Kavadar – 19, Negotinë – 9, Prilep – 6, Veles, Ohër dhe Strugë nga 3, Kumanovë dhe Tetovë nga 2, Manastir – 9, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Vinicë, Makedonski Brod dhe Demir Kapi nga 1 rast.

Ndërkaq 13 viktimat janë: 5 nga Shkupi, 2 nga Kavadari dhe nga një viktimë është regjistruar në Tetovë, Kumanovë, Ohër, Gjevgjeli, Prilep dhe Negotinë.
QË nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 99.408 persona të infektuar nga Covid-19. Prej tyre, janë shëruar 89.714 persona, ndërkaq kanë ndërruar jetë 3.076.
Janë realizuar gjithsej 503.565 testime, ndërkaq raste aktive janë 6.590.