Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 755 teste dhe 51 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në: Shkup 25 Prilep 9 Kavadari 7 Strumicë 2 Strugë 2 Kumanovë 1 Shtip 1 Veles 1 Koçani 1 Kërçovë 1 Delçevë 1.

Humbën jetën 9 pacientë, 3 pacientë nga Prilepi, 2 pacientë nga Shkupi dhe dy nga Tetova dhe 1 pacient u raportua nga Kumanova dhe një nga Ohri. Pacientët janë të moshës 54-87 vjeç. Të gjithë pacientët humbën jetën në spital. 308 pacientë të shëruar.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 487.716 teste të COVID-19. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 97,101, numri i pacientëve të shëruar është 87,960, numri i atyre që humbën jetën është 2,998 dhe numri i rasteve aktive është 6,143.