Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 793 teste dhe 72 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup 45 Kumanovë 4 Tetovë 4 Gostivar 4 Shtip 4 Kavadari 3 Strugë 4 Kërçovë 1 Sveti Nikole 1 Negotinë 1 Dibër 1.

Humbën jetën 13 pacientë, katër pacientë nga Shkupi (74, 69, 93 dhe 87), tre nga Prilepi (69, 76 dhe 57), një pacient nga Velesi (51), një nga Negotina (80), një nga Dibra (71) , një nga Radovishi (66), një nga Makedonski Brodi (66) dhe një pacient nga Kratova (76). Prej këtyre njëri humbi jeten jashtë spitalit, të tjerët humbën jetën në spital.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 1023 pacientë të shëruar.

Deri më tani, një total prej 435,361 testeve të COVID-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 89463, numri i pacientëve të shëruar është 74800, numri i atyre që humbën jetën është 2739 dhe numri i rasteve aktive është 11924.