Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2176 testime të realizuara 361 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Shkup-164, Kumanovë-17, Tetovë-12, Prilep-15, Gostivar-16, Shtip-8, Manastir-4, Veles-16, Ohër-13, Strumicë-9, Kavadarc-8, Strugë-5, Koçan- 9, Kërçovë-10, Gjevgjeli-2, Negotinë-4, Dellçevë-6, Dibër-7, Kriva Pallankë-5, Resnjë-9, Radovish-4, Berovë-7, Vinic-1, Vallandovë-2, Makedonski Brod- 1, Kratovë-3, Krushevë-2 dhe Pehçevë-2.

Instutit i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 2116 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq 14 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.