Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 764 testime të realizuara, 100 persona kanë rezultuar pozitivë me korona virusin.
Shkup-47, Kumanovë-3, Dibër-12, Shtip-1, Prilep-4, Tetovë-10, Veles-3, Ohër-4, Kavadarc-8, Gostivar-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan -2 dhe Kërçovë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 551 të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 11 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin korona.