Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.049 testime dhe janë regjistruar 166 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja 88 janë në Shkup, 2 Kumanovë, Shtip 4, Prilep 11, Tetovë 13, Strugë 11, Veles 1, Ohër 13, Kavadar 4, Gostivar 7, Kriva Pallankë 2, Krushevë 1, Koçani 2, Probishtip 2, vinicë 1, Kërçovë 2 dhe Negoinë 2.

Sot ISHP regjistroi 416 pacientë të shëruar dhe 10 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 2 janë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Shtipi, tre nga Prilepi, një nga Ohri dhe një nga Radovishi.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedonia me coronavirus janë diagnostifikuar 85.494 persona, ku 66.209 janë shëruar dhe 2.581 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 16.704 raste aktive.