Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 378 testime të realizuara, 46 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup-22, Kumanovë-2, Prilep-1, Tetovë-1, Strugë-7, Ohër-3, Kavadarci-4, Gostivar-3, Makedonski Brod-1, Resnjë-1 dhe Negotinë-1.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 526 pacientë të shëruar nga Covid-10, ndërkaq 12 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.