Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2366 teste, dhe janë regjistruar 493 raste të reja me Kovid -19. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik infromojnë se 450 pacientë janë shëruar nga virusi korona. Ndërkaq 15 pacientë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 82794, numri i pacientëve të shëruar është 60706, numri i vdekjeve është 2488 dhe numri i rasteve aktive është 19600.