Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Në 24 orët e fundit janë kryer 1025 teste, ndërkohë që janë regjistruar 128 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë: Shkup-52, Kumanovë-6, Shtip-29, Prilep-2 Tetovë-6 Manastir-2 Kavadar-10, Gostivar-13, Koçanë-1, Probishtip-1, Makedonski Brod-3, Vinicë-2, Sveti Nikollë-1. Kanë ndërruar jetë 6 pacientë katër nga Shkupi të moshës 82,48,82 dhe 60 vjeç një pacient nga Kërçova i moshës 52 vjeçare dhe një nga Struga i moshës 75 vjeçe.

Instituti i shëndetit Publik ja regjistruar edhe 137 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Kovid-19 në vendin tonë arrin shifrën prej 10.123, numri i të shëruarve arrin në 5.564 ndërsa i pacientëve që kanë humbur betejën me Kovid-19 është 466. Për momentin numri i rasteve aktive është 4.183.