Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1176 teste dhe 387 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup 174 Kumanovë 17 Shtip 19 Prilep 12 Tetovë 26 Veles 12 Manastir 20 Ohër 1 Kavadari 3 Gostivar 56 Gjevgjeli 1 Strumicë 6 Kriva Palankë 4 Radovish 1 Krushevë 3 Koçani 4 Probishtip 2 Demir Hisar 1 Berovë 1 Valandovë 2 Vinicë 1 Delçevë 7 Sveti Nikole 7 Kërçovë 3 Negotinë 4.

Humbën jetën 35 pacientë, dhjetë pacientë nga Shkupi (46, 68, 79, 76, 76, 73, 48, 66, 71 dhe 66), tre nga Kumanova (67, 82 dhe 79), një nga Shtipi (79), dy nga Prilepi (68 dhe 69), një nga Tetova (84), një nga Velesi (73), dy nga Manastiri (88 dhe 77), një pacient nga Ohri (82), një nga Kavadari (73), katër pacientë nga Gostivari (75, 73, 50 dhe 43), një nga Dojrani – PE Gjevgjeli (65), dy nga Strumica (48 dhe 75), një nga Radovishi (76), një nga Koçani (67), dy nga Berova (70 dhe 53) ) dhe dy pacientë nga Kërçova (54 dhe 70).

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 528 pacientë të shëruar. Deri më tani, gjithsej 313,519 teste të COVID-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 55127, numri i pacientëve të shëruar është 32894, numri i atyre që humbën jetën është 1546 dhe numri i rasteve aktive është 20687.