Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3353 testime, kurse janë regjistruar 1168 raste të reja me COVID-19. Në Shkup–513 Prilep–77 Kumanovë–68, Tetovë–65, Manastir–58 Kërçovë–42, Strugë–40, Veles–36 Sveti Nikollë dhe Strumicë nga 33, Gostivar–30 Kavadar–29 Shtip–27 Ohër–25, Koçanë–19, Kratovë-11 Radovish dhe Negotinë nga 7, nga 6 raste në Dibër dhe Vallandovë, nga 5 raste në Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Dellçevë, Resnj–4, nga 3 raste në Krushevë, Makedonski Brod, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë dhe nga 1 rast në Probishtip dhe Demir Hisar.

ISHP-ja ka regjistruar 692 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 18 pacientë. Pesë nga Shkupi të moshës 61, 67, 69, 77 dhe 84 vjece, një nga Shtipi – 54 vjec, një nga Tetova – 73 vjec, dy nga Manastiri 73 dhe 82 vjec, një nga Ohri 84 vjec, katër nga Gostivari të moshës 66, 76 dhe 78 vjec, një nga Strumica – 55 vjec dhe një nga Kratova 74 vjec.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 46.062, numri i të shëruarve është 26.981, I viktimave shkon në 1281, kurse për momentin shënohen 17.800 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 289.534 testime.