Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 2449 teste dhe 865 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në: Shkup 397 Kumanovë 22 Dibër 2 Shtip 34 Prilep 29 Tetovë 95 Strugë 7 Veles 44 Manastir 31 Ohër 21 Kavadar 26 Gostivar 30 Gjevgjeli 4 Strumicë 37 Kriva Palankë 5 Radovish 6 Koçani 17 Probishtip 7 Demir Hisar 2 Makedonski Brod 1 Berovë 4 Vinicë 6 Delçevë 6 Kratovë 4 Sveti Nikole 4 Kërçovë 15 Resnje 5 Negotinë 4.

Humbën jetën 10 pacientë, katër pacientë nga Shkupi (67, 58, 64 dhe 76), dy nga Prilepi (70 dhe 73), një pacient nga Manastiri (52), një nga Ohri (77), një nga Koçani (48) dhe një pacient nga Probishtipi (76). Të gjithë humbën jetën në spital. Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 359 pacientë të shëruar.

Deri më tani, një total prej 251,848 teste të COVID -19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 32436, numri i pacientëve të shëruar është 21090, numri i atyre që humbën jetën është 1004 dhe numri i rasteve aktive është 10342.