Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1259 teste të realizuara 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 76 raste të reja 6 në Kumanovë Dibër-2 Shtip-6 Tetovë-13 Strugë-7 Manastir-3 Gostivar-10 Shln Nikollë-2 Kërçovë-3 si dhe nga një rast të ri kanë Prilepi Ohri Kavadari Gjevgjelia Makedonski Brodi Kratova dhe Resnja.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Vik*timat janë nga Shkupi Tetova Ohri dhe Kërçova. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8332 persona me koronavirus prej të cilëve 4468 janë shëruar kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3475 raste aktive me Covid-19.