Të dhëna sekrete shokuese nga SHBA: Po vjen pushtimi i dytë i madh rus – Parashikojnë një masakër në Kiev

Zyrtarët e qeverisë amerikane paralajmëruan ligjvënësit amerikanë gjatë një konference sekrete pak orë më parë, se një valë e dytë e një numri të madh trupash ruse po konsolidon pozicionet ruse brenda Ukrainës dhe synon të kapërcejë rezistencën ukrainase, sipas dy burimeve të njohura me çështjen e përditësimeve që citon CNN.

Zyrtarët thanë gjithashtu se Rusia ka në plan të rrethojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, dhe parashikojnë skena tragjike të luftës civile.

Lajmi përforcohet nga pamjet e shpërndara më herët nga kompania amerikane Maxar Technologies ku tregoheshin përmasat e autokolonës ushtarake që i është afruar periferisë së Kievit. Pamjet konfirmojnë vlerësimet e mësipërme të SHBA-së.

Maxar tha se autokolona ruse arrin një gjatësi prej rreth 67 kilometra dhe përbëhet nga automjete të blinduara, tanke, rimorkio dhe mjete të tjera logjistike, ndërsa ndodhet afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Kjo kompani amerikane ka monitoruar prej javësh lëvizjet e trupave ruse.

Imazhet e reja satelitore të publikuara tregojnë se karvani ushtarak rus që mbërriti në periferi të Kievit, kryeqyteti i Ukrainës, është edhe më i madh se sa ishte raportuar më parë.

Dhe sipas njoftimeve të fundit, gjatësia e autokolonës ruse arrin në 67 kilometra, në ndryshim nga 27 kilometrat që kompania kishte njoftuar më herët të hënën. Ndryshimi i shifrave erdhi për shkak të grumbullimit të ri dhe analizës së detajuar të imazheve të reja satelitore, shpjegoi Maxar. /noa.al