Të dashura nana, uroj të jeni mirë ju dhe bebushët. Sot dua të ju flas për një çështje delikate, besimin në gjëra që shkenca nuk i njeh. E them delikate sepse duke besuar në gjëra të tilla ju mund të ndikoni shëndetin tuaj apo të fëmijës tuaj, mbi të gjitha e rëndoni veten psiqikisht pa asnjë nevojë. Shumë nana më shkruajnë dhe pyesin për gjëra që unë nuk i aprovoj, jo sepse unë si Mami apo si Razije Musa nuk i aprovoj por sepse shkenca, mjekësia nuk i sheh si të vërteta. Po marr shembull disa nga pyetjet që më bëhen nga nanat:
1.Kam qumështin e gjirit të hollë dhe beba nuk ngopet. Shkenca thotë se nuk ekziston qumësht gjiri i hollë apo i trashë, ai qumësht njihet për përbërësit e tij dhe shkenca ende nuk e ka zbuluar të themi konsistencën apo trashësinë e saj.
2. Fëmijët me formula janë më të
trashë. Kjo nuk është e vërtetë, fëmijët trashen aq sa pijnë, prandaj nëse u përbaheni udhëzimeve ata fëmijë do t’i mbani brenda peshes normale, prindërit janë përgjegjës për peshën që ka fëmija.
3.Se në bazë të formës së barkut mund të dallohet gjinia e bebes. Nuk qëndron nga aspekti shkenëcorë, gjininë e fmëijës ua thotë mjeku përmes aparatit që e detekton gjendjen dhe gjininë e bebes në bark.
4 Mos i prej thonjët e bebes natën se është keq për fëmijën. Këtë nuk dija as si ta komentoj kur jam pyetur, preni thonjët, natën ditën, në çfarëdo dite që e shihni të nevojshme, madje shkenca as nuk është marrë me këtë çështje.
5.Dhe ajo që më ka çuditur është besimi që nëse e puth beben në gojë ajo nuk do të flas. Nuk është mirë të puthet beba në gojë për arsye të tjera, për shkak se mund të i transmetoni viruse dhe sistemi i tyre imunitar është ende i pamaturuar por jo se lidhet me të folurit e fëmijës.
6.Nëse beba e ka pasur kordonin e trashë apo të hollë aty përcaktohet se a do të bësh fëmijën tjetër djalë apo vajzë, të them të drejtën me këtë kam qeshë fort dhe nuk kam mundur ta mar me mend se ka nana të reja që ende besojnë në gjëra të tilla. Këto janë vetëm disa nga pyetjet që më janë bërë prej nanave, jo të gjithave mund të ju përgjigjem privatisht sepse kam edhe obligime të tjera por me këtë status desha të jap përgjigje për nanat që kanë pyetur dhe të ju lutem sinqerisht të mos besoni në gjëra të tilla. Si gjithmonë këshilla ime është të besoni vetëm profesionistët.
Me dashuri, Razija.