Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një idhull për një pjesë të madhe të publikut, që kur ai u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania që po transmetohet në televizionin “Top Channel”.
Ish-pjesëmarrësi në Eurovizion 2006 ka shkaktuar një “boom” reagimesh në rrjetet më të mëdha sociale, me komente nga më pikantet.