Të arrestuar dy djem dhe katër vajza/ Kush është qendra e masazheve që uahtronte prostitucion?

Duket se pas artikujve kritikues të JOQ, Met Rrumbullaku ka dhënë urdhër që qendrat e msazheve, ku ushtrohet prostitucion të duket sikur sulmohen, pasi vetëm në dy javët e fundit ka pasur disa të arrestuar.

Mirëpo, të gjithë e dimë që këto arrestime janë vetëm maja e ajsbergut, pasi në çdo cep të Tiranës ka vajza që ushtrojnë prostitucion, duke u kamufluar si masazhatore.

Së fundmi specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë arrestuan në zonën e “Astirit” shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit.