TË ARDHURAT NGA BUXHETI I RMV DUHET TË JENË TË NJËJTA PËR TË GJITHA UNIVERSITETET PUBLIKE

Shkruar nga Izet Zeqiri:

Të ardhurat personale në Arsimin e lartë për të gjitha universitetet publike të financuara nga shteti duhet të jenë të barabarta dhe të ndahen në bazë të kriteriumeve të njëjta. Nuk është e drejtë që Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në cilësinë e personit të autorizuar nga themeluesi i Universitetit, gjegjësisht Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, profesor Angel Ristov të nënshkruajnë marrëveshjen kolektive individuale me USHKM ku rregullohen të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve dhe punëdhënësit, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, të cilat rrjedhin nga marrëdhënia e punës për përmirësimin e gjendjes materiale të personelit mësimdhënës dhe jomësimdhënës në USHKM. Me këtë dokument Shteti u zotua se në vitin 2024 dhe 2025 do të ketë rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve në universitet, gjë që do të kontribuojë në një zhvillim më të mirë të shkencës dhe arsimit të lartë, e gjitha kjo në interes të studentëve dhe shtetit. Parashtrohet pyetja se çka ndodhë me pesë univesitetet tjera publike ndër të cilat bënë pjesë edhe Universiteti Nënë Tereza i cili i ka pagat më të ulta se të gjitha universitetet tjera publike në vend.

Ne si universitet nuk jemi kundër marrëveshjes që ka nënshkruar kryetari i parlamentit z. Talat Xhaferi por kërkojm që të gjithë universitetet publike të përfshihen në marrëveshjen e njejtë.
Gjithashtu kërkojmë nga Ministria e Arsimit të rregullojë çështjen e financimit në Arsimin e lartë. Është urgjente që në Arsimin e lartë të ndërrrmeren reforma në çështjen e finacimit të universiteteve. Nuk është në rregull parat për financimin e universiteteve publike nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut të ndahen sipas Marrëveshjes për vetëqeverisje lokale të vitit 1988, pa rregulla, pa kriteriume dhe pa standarde.

Me qëllim ose pa qëllim nuk është në funksion Komisionin për financimin e arsimit të lartë që të mund ta ndalojë këtë laramani dhe padrejtësi që bëhet gjatë shpërndarjes së mjeteve nga Buxheti i RMV për Universitetet publike.
Nga dita në ditë parat nga Buxheti i RMV për financimimin e Arsimit të lartë shkojnë duke u zvogëluar por në të njejtën kohë zvogëlohen edhe mjetet nga vetëfinancimi. Në vazhdim ju paraqesim analizën nga viti 2012 deri në vitin 2022.