Tayna nuk e mbështet vajzën e axhës në muzikë, kjo e fundit e tregon arsyen

Këngëtarja Bafte Shala, ka treguar cila është lidhja e saj me këngëtaren Dorentina Shala, e njohur si Tayna.
E ftuar në emisionin #Gjesi në T7, ajo ka treguar se Taynën e ka vajzë të xhaxhait.

“Dorentinën e kom familjare, e kom vajzë të axhës. Kom raport të pastër familjar me to, mirëpo mbështetje nuk kom pas. Jom një tip që gjithçka kom qejf me e arrit me forcat e mia. Normal, këshillat janë të nevojshme për çdo njeri”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse ka marrë ndonjë këshillë nga Tayna sa i përket industrisë së muzikës, Shala është përgjigjur se kjo nuk ka ndodhur.
“Jo, ajo jo, por nga kolegë të ndryshëm po”, ka deklaruar ajo.
Klikoni më poshtë për ta parë deklaratën e plotë: