Komentuesi Taynës: Mos hyn n’gjynah, mos u fotografo para iftarit


Reperja kosovare nuk është e zjarrtë vetëm me tekste, por edhe me poza të shumta që poston, ajo njihet për stilin e saj të veçantë dhe shkëlqen në të gjitha paraqitjet.
Fjala është për Doruntina Shala – Tayna, e cila pothuajse me secilin postim në rrjete sociale arrin të marrë vëmendje me pozat e saj provokuese, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi ajo ndodhet për pushime në Maldives dhe nga atje ka sjellë për fansat e ndjekësit e saj imazhe të shumta, ku shumica prej tyre provokuese.