Tayna merret vesh me ish-menaxherin për të ndarë rrugët paqësisht

Këngëtarja Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli duket se i kanë qetësuar gjakërat.

Pas akuzave publike që i bënë njëri tjetrit ditë më parë për mosmarrëveshjet për të drejtat e autorit, ata janë pajtuar që të ndajnë rrugët paqësisht.

Hykolli nëpërmjet një “story” në Instagram ka treguar se bashkëpunimi ndërmjet tyre ka marrë fund dhe se tani e tutje secili do të vazhdojë rrugëtimin pa pengesa.

Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë edhe si cdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë puërfundoi. Me të mirëat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses sëbashku. Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do vazhdojmë tutje rrugëve tona secili oa oengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe të gjitha të mirat.”, ka shkruar Hykolli.

Ditë më parë duke e akuzuar se e ka shkelur kontratën pesëvjeçare që kishte me të, Hykolli ia ka bllokuar këngën e re “Si ai” të publikuar të hënën në “Youtube”, disa orë pas lansimit.

Plot gjashtë vite më parë, Rinor Hykolli, nën rolin e menaxherit “brendoi” artisten Doruntina Shala, e njohur për publikun si “Tayna”, duke nisur kështu karrierën e saj muzikore me hitin e famshëm “Columbiana”, e për ta përfunduar këtë rrugëtim nga ky menaxhim, vetëm katër muaj më parë me projektin e fundit “Unaza”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Por, një rikthim i Taynës ditë më parë me këngën e re “Si ai”, e kësaj here jo prodhim i studios muzikore “Friends Entertainment”, bëri që Rinor Hykolli, tashmë ish-menaxher i artistes të aktivitohet për të drejtat autoriale, sipas tij, që i ka ndaj artistes.