Tayna: Jetojmë në një shtet ku gjithçka është marre kur je femër (FOTO)

Artistja e njohur kosovare Tayna ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka thënë se jetojmë në një vend ku gjithçka është marre kur je femër.

“Marre me shpreh mendimin, marre me dalë, marre me t’pa n’club, marre me pas shok, marre me u vesh shkurt etj.”, ka shkruar ajo.

Tayna është shprehur se derisa t’i edukojmë shëndetshëm fëmijët tanë, do të ketë raste të tilla.

“Derisa t’i kuptojmë traumat tona dhe t’i edukojmë fëmijët shëndetshëm, fatkeqësisht kemi me pas raste të tilla”, është shprehur tutje ajo.