Tayna e futi në këngën e re “A ban me fol”, reagon djaloshi: E bëri pa lejen time!

Dje këngëtarja kosovare Tayna ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga mbanë titullin “Kce”, ndërsa ajo që e bën më të veçantë dhe të përfolur këtë projekt është pikërisht futja e frazës “A ban me fol” nga Ilir Hajraj, video e të cilit bëri gjiro në rrjete sociale.

Iliri sot përmes llogarisë Facebook ka reaguar duke shkruar se nuk ka qenë në dijeni që Tayna do ta përdorte shprehjen e tij në këngë, madje ai thotë se këtë ajo e ka bërë pa vullnetin e tij, e këtë sipas tij e ka bërë për interesa të saj personale.

Ky është statusi i tij i plotë:

REAGIM!

Une Ilir Hajraj, deklaroj se te gjitha lajmet te cilat kane qarkulluar ne media se gjoja une jam pajtuar qe kengetarja Tayna ne kengen e saj te fundit ta perfshije shprehjen “A ben me fol” ne kengen e saj, jane totalisht te paverteta. Une per kete gje as qe kam qene ne dijeni derisa kengetarja ne fjale ka dalur me nje postim ne Instagram duke potencuare se Iliri ka pranuar nje gje te tille, e ne fakt, une as qe kam qene ne dijeni per kete. Pas kesaj, kam kontaktuar kengetaren ne fjale, poashtu jam takuar me menagjerin e saj dhe ata me thane se ne pamundesi qe te kontaktojme me ty, e kemi takuar djaloshin tjeter te videos, Besim Hajren dhe ai ka dhene deklarate per ty se ti pajtohesh me kete, e ne realitet une nuk kam qene i njoftuar per diçka te tille. Poashtu, kengetarja dhe menagjeri i saj thane se qellimi i tyre ishte qe nga tere kjo ngjarje qe ka ndodhur rreth asaj videoje, t’i japin nje kahje tjeter dhe kinse te jete mbeshtetje per mua, kurse une u thash se nese ju vertete deshironi te me ndihmoni, atehere ate pjese largojeni nga kenga sepse eshte bere pa lejen time. Nje gje e tille nuk ndodhi, ata e kane lanesuar kengen me te njejten shprehje vetem se zerin tim e kane zevendesuar me te dikujt tjeter, por shprehja qe me identifikon mua ka mbetur e njejte, dhe tani po dihet qarte se cili ne te vertete paska qene qellimi i tyre. Si rezultat i kesaj doli te jete se askush s’dashka te me bej mire duke hesht, por secili dashka te me shfrytezoj per INTERESA PERSONALE (per klikime e gjera te tilla). Permes ketij shkrimi desha t’i njoftoj te gjithe ata qe me kan perkrahur se une NUK kam pranuar qe kjo fjale e imja te perdoret tek kenga e Taynes, pra ka dal pa vullnetin tim. Por, s’do te ndalemi me kaq.

Zoti na ndimofte, dhe na ruajt nga keta njerez.