Taulant Ibraimi nga Tetova i vetmi shqiptar në Kombëtaren e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut

Ai është një ndër talentët më të mëdhenj shqiptar në Basketboll ,gjë që dëshmon edhe përfaqësimi i tij në Reprezentacionin e Basketbollit të Maqezonisë së Veriut si shqiptari i vetëm.
Ky është Taulant Ibraimi nga Tetova i cili me Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë disa ndeshje të rëndësishme me shtete të forta në këtë sport kaq të popullarizuar.

Maqedonia do të zhvillojë më 20 Korrik tre ndeshje me Zvicrën,Rumaninë dhe Luksemburgun për moshat nën 20 vjet,bnjë mundësi për Taulantin të dëshmojë supertalentin e tij në evenimente ndërkombëtare.
Por kush është Taulanti?!

Bëhet fjalë për një të ri nga Tetova në sportin e Basketbollit përtej Atlantikut që po shkëlqen dhe po ngjitet me shpejtësi në Ligën më të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më saktë në NBA. Ai pra Taulanti ka nisur në shkollën e basketbollit , pikërisht aty ku ka nisur edhe më i madhi i historisë së këtij sporti Michel Jordan.
Ai ka performanca të shkëlqyera, një fizik të jashtëzakonshëm dhe një gjatësi prej 1.90 dhe një shënues perfekt nga distanca.